KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

PËR MARTESËN

PËR MARTESËN

Poezi nga: Denise Levertov
Përktheu: Irena Dono

Mos më mbyll mes katër muresh, e dua
martesën një
takim —

Të thashë për
dritën e gjelbër të
Majit

(Një tis qetësie ka rënë
në qendër të parkut,
vonë.

Të shtunën pasdite, hije
të gjata dhe të ftohta,

ajër, aromë
bari të ri
gjethesh të freskëta,

lulëzim në
shpërthim …

dhe zogjtë që takova atje,
zogjtë shtegtarë që ndërprisnin udhëtimin e tyre,
tre zogj nga specie të ndryshme.

trupi i azaleas me kurorë të rrumbullakët, të errët,
ai i zogmiushit të gëzuar me cirka të kafenjta, që shkëlqente,
dhe më i vogli, i artë si gjineshtër dhe që kish vënë
një maskë veneciane të zezë

dhe me ta tre zogëzat e pulës
me pupla të buta, kafe të ndritshme …

Unë qëndrova
një gjysmë ore e magjepsur
askush nuk më kaloi pranë,
zogjtë më panë dhe

më lanë të rrija
pranë tyre).

Nuk ishte kërkesë e kotë:
Unë duhej të takohesha

dhe të të takoja
pra,
në një hapësirë të gjelbër,

plot ajër, jo
e mbyllur brenda.

Lexo po ashtu nga Denise Levertov:
– Duke hedhur një hap drejt Perëndimit
– E fshehta e jetës
– Frymëmarrja
– Poezia që nuk u shkrua

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.