Punimet për shtrimin e rrugëve në fshatin Tërstenë të Mitrovicës po zhvillohen me intensitet të lartë, ka njoftuar kryesia e fshatit.
Përmes një njoftimi, kryesia ka falënderuar kompaninë punëkryese, Komunën e Mitrovicës dhe banorët për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.
Sipas njoftimit, synimi është që projekti të përfshijë rreth 90 për qind të territorit të fshatit, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe kushtet për banorët.
Njëkohësisht, kryesia e fshatit u ka bërë thirrje banorëve për mirëkuptim, bashkëpunim dhe unitet gjatë zhvillimit të punimeve, në mënyrë që projekti të realizohet sa më mirë dhe në të mirë të të gjithëve.
“Tërstenën e ndërtojmë së bashku!”, thuhet në mesazhin e kryesisë së fshatit. /Telegrafi/

