KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pentagoni ngre në nivelin më të lartë alarmin për rrezik spiunazhi nga Izraeli

Pentagoni ngre në nivelin më të lartë alarmin për rrezik spiunazhi nga Izraeli

Pentagoni ka ngritur në nivelin “kritik” vlerësimin e kundërzbulimit për rrezikun e spiunazhit nga Izraeli ndaj Shteteve të Bashkuara, sipas burimeve të cituara nga NBC News.

Sipas raportimeve, ky vendim lidhet me shqetësime në rritje brenda strukturave të mbrojtjes amerikane se shërbimet izraelite të inteligjencës mund të kenë tentuar të mbledhin informacione të ndjeshme për zyrtarë të lartë amerikanë dhe për diskutimet e brendshme të administratës në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme, veçanërisht me Iranin.

Burime amerikane të sigurisë, të cituara në raport, thonë se vlerësimi i ri i Pentagonit sugjeron një intensifikim të aktiviteteve të inteligjencës izraelite që, sipas tyre, tejkalojnë praktikat e zakonshme mes aleatëve.

Kjo ka ngritur shqetësime serioze në Uashington për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Nga ana tjetër, si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe ambasada izraelite kanë mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pasakta dhe të pabazuara. Pentagoni nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi çështjen.

Kjo vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ku SHBA dhe Izraeli po përballen me dallime në qasjet strategjike ndaj Iranit dhe zhvillimeve të tjera rajonale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.