Një person është arrestuar pasi ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Suharekë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i njëjtit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Suharekë 06.08.2026 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me vendim të Prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 24 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
