KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Peja 03 barazon serinë ndaj Bashkimit

Peja 03 barazon serinë ndaj Bashkimit

Është barazuar seria finale e “Play-off”-it në Superligën e Femrave. Në sfidën e gjashtë në Prizren, Peja 03 fitoi sfidën dramatike dhe shumë interesante ndaj Bashkimit 60:65 (16:16, 15:20, 14:14, 15:15).

Ndeshja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund, e baraspeshuar dhe me shumë rikthime në rezultat. Në fund mysafiret ishin më të vëmendshme për të fituar 60:65.

Seria finale është barazuar në 3:3. Në mesjavë zhvillohet ndeshja e fundit në Pejë, ku kush fiton do të fitojë titullin e kampionit.

Te Bashkimi u dalluan Alexis Mead me 18 pikë e nëntë asistime dhe Aulona Muhadri me 11 pikë e dhjetë kërcime.

Te Peja 03 pesë basketbolliste kishin pikë dyshifrore, ku Kiki Jefferson e mbylli ndeshjen me 15 pikë e shtatë kërcime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.