KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pediatria në Gjilan: E vjetra pak pacientë, po ndërtohet e reja (VIDEO)

Pediatria në Gjilan: E vjetra pak pacientë, po ndërtohet e reja (VIDEO)

Pak javë para zgjedhjeve të 7 qershorit gurëthemeli i këtij objekti spitalor u vendos.

Madje, edhe me ceremoni deri në nivel kryeministër shteti.

Këtu po ndërtohet reparti i ri pediatrik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit në vlerë rreth 1 milion euro.

Anise, ky spital e ka një repart të njëjtë të ndërtuar me 2010 dhe me kapacitet prej 28 shtretërve.

Megjithatë, nga një raport zyrtar i 2023-ës përqindja është tejet e ulët e shfrytëzushmërisë së shtreterëve, vetëm 20%, pra, pediatria ka shumë pak pacientë të hospitalizuar.

Për këtë çështje, dhe të tjera, televizioni ka qëndruar për disa orë në këtë institucion spitalor, por që drejtori i tij, Afrim Cana, u bë i paqasshëm në telefon, posa e kuptoi përmes mesazheve që aty është Klan Kosova.

Derisa një përgjigje u dha me shkrim të premten nga ShSKUK, pas më shume se një jave.

ShSKUK e pranon numrin e vogël të pacientëve, por thekson se nevoja për një investim të tillë nuk duhet të bazohet në të.

Për më tepër këta arsyetohen se spitali publik i Gjilani u shërben edhe zonave përreth Preshevës dhe Bujanocit.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.