KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Peci pas protestës: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës

Peci pas protestës: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas protestës së sotme të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, duke thënë se UÇK-ja ka qenë dhe mbetet, sipas tij, “e krejt kombit shqiptar”.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se protesta është një e drejtë e garantuar në demokraci dhe se Partia Guxo e respekton atë.

“UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht”, ka shkruar Peci.

Ai tha se Guxo kundërshton atë që e cilësoi si përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës përmes manifestimeve të tilla.

“Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të merr kundërshtimin tonë me të ashpër”, ka deklaruar ai.

Peci ka përmendur edhe kontributin e familjes Gërvalla në historinë e Kosovës, duke e lidhur atë me luftën për liri dhe me UÇK-në.

“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur “Jusuf Gërvalla”) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe.”

“Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë!”, ka shkruar Peci.

Në fund, ai ka bërë thirrje që, siç u shpreh, të ndalen sulmet ndaj Donika Gërvallës.

“Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”, thuhet në postimin e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.