Partia Demokratike e Kosovës duket se nuk do ta kundërshtoj kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen.
Kështu të paktën la të nënkuptohet deputetja e kësaj partie Ganimete Musliu.
"Pikërisht Kuvendit është vendi ku duhet të diskutohen e të ndryshohen ligjet, e të cilat siç tha ajo votohen për popullin. Edhe ligji për Specialen është i tillë, nëse ka ndryshime që duhet të bëhen po edhe nëse presidentja Justina Shiroka Pula vlerëson, që duhet të ndryshohet diçka në ligjin për Gjykatën Speciale, ai mund të kthehet sërish në Kuvend", deklaroi ajo.
Derisa nga Aleanca një gjë e tillë u kundërshtua.
Nga kjo parti thanë se kjo do të ishte një lojë dhe ofendim për të gjithë qytetarët e vendit.
E nga LDK-ja thanë se nuk e dinë vendimin e presidentes, dhe e presin edhe nëse ndodh kthimi në Kuvend i këtij ligji.
Ligji aktualisht gjendet në duart e Presidentes Justina Shiroka Pula, e cila akoma nuk e ka dekretuar atë.
Sipas raportimeve ajo pritet që këtë ligj t'ua kthejë ligjvënësve.
Afati për dekretimin e Ligjit për Specialen është 23 tetor deri në orën 00:00.

