KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: Hedhja e mbeturinave vëllimore në hapësira publike gjobitet me 500 euro

“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: Hedhja e mbeturinave vëllimore në hapësira publike gjobitet me 500 euro

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina vëllimore në hapësira publike, duke paralajmëruar se për këtë shkelje parashihet gjobë prej 500 eurosh.

Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se mbeturinat e hedhura në hapësira publike janë larguar, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes për mjedisin dhe të mos e ndotin ambientin ku jetojnë.

“Bërllokun e kemi larguar. Por ju lusim qytetarë, mos hidhni mbeturina vëllimore në hapësira publike, sepse e dëmtoni mjedisin ku jetojmë dhe gjobiteni 500 euro nga Inspektorati i Komunës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Pastrimi” ka bërë thirrje për përgjegjësi qytetare dhe ruajtjen e pastërtisë në hapësirat publike, në mënyrë që të sigurohet një mjedis më i pastër për të gjithë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.