KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dy emra në garë për stolin e Man Utd, ndërsa Carrick pret vendimin përfundimtar

Dy emra në garë për stolin e Man Utd, ndërsa Carrick pret vendimin përfundimtar

E ardhmja e Michael Carrick në krye të Manchester United vazhdon të mbetet e paqartë, ndërsa drejtuesit e klubit anglez ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar lidhur me pozitën e trajnerit.

Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Bournemouthit në “Old Trafford”, drejtuesit e United kanë zhvilluar diskutime të gjata për të ardhmen e trajnerit anglez, por deri më tani nuk kanë arritur një marrëveshje për hapat e ardhshëm.

Sipas gazetarit Chris Wheeler të Daily Mail, Carrick është lënë në pritje dhe ende nuk është njoftuar nëse do të shkarkohet nga detyra.

Pavarësisht pasigurisë për të ardhmen e tij, trajneri anglez kaloi rreth tri orë të hënën në qendrën stërvitore “Carrington”, ku ndoqi ndeshjen e ekipit U21 të Manchester United kundër Hull Cityt.

Skuadra e parë e United pritet t’u rikthehet stërvitjeve të martën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Carrick të vazhdojë ta drejtojë ekipin, të paktën përkohësisht.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë alternativat e mundshme për stolin, me Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann që përmenden si dy kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar anglezin.

Megjithatë, hierarkia e Manchester United ende nuk ka përcaktuar kandidatin e preferuar, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit.

Orët dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Carrick, i cili vazhdon të jetë nën presion të madh pas rezultateve zhgënjyese të skuadrës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.