KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Pas vjedhjes së të dhënave në Ricardo, klientet tashmë po marrin mesazhe mashtruese në Whatsapp

Pas vjedhjes së të dhënave në Ricardo, klientet tashmë po marrin mesazhe mashtruese në Whatsapp

Klientët e platformës zvicerane të shitblerjeve Ricardo po marrin mesazhe të dyshimta në WhatsApp, pas një vjedhjeje të të dhënave të përdoruesve.

Rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë e informacionit personal dhe rrezikun e mashtrimeve online.

Të dhënat e marra nga përdoruesit mund të shfrytëzohen nga mashtruesit për t’u dërguar mesazhe që duken të besueshme dhe që synojnë t’i mashtrojnë marrësit, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

Qëllimi mund të jetë që përdoruesit të klikojnë në lidhje të dyshimta, të zbulojnë të dhëna personale ose të dhëna bankare, apo të kryejnë pagesa në faqe të rreme.

Përdoruesit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur marrin mesazhe të papritura, edhe nëse ato përmbajnë informacione që duken të njohura.

Ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë që përdoruesit të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë fjalëkalime, kode verifikimi apo të dhëna bankare përmes WhatsApp-it.

Gjithashtu, çdo kërkesë për pagesë ose konfirmim të të dhënave duhet të verifikohet përmes kanaleve zyrtare të platformës.

Kujtojmw se Ricardo është një nga platformat e njohura në Zvicër për shitblerjen e produkteve online, ku përdoruesit mund të publikojnë oferta dhe të komunikojnë me blerësit ose shitësit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.