KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas tetë muajsh hetime, arrestohet i dyshuari për grabitjen e rëndë në Pejë

Pas tetë muajsh hetime, arrestohet i dyshuari për grabitjen e rëndë në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “grabitje”, lidhur me një rast të ndodhur në dhjetor të vitit 2025 në Pejë.

Sipas policisë, më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një grabitje në rrugën “Qamëria”. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes, ku nga viktima ishte mësuar se persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil.

Pas një pune intensive hetimore të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është bërë identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për këtë rast.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.