KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas takimit me ambasadorin Whitaker, Kurti kërkon përshpejtimin e anëtarësimit në NATO

Pas takimit me ambasadorin Whitaker, Kurti kërkon përshpejtimin e anëtarësimit në NATO

Pas takimit të djeshëm me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me SHBA-në dhe përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë trajnimet dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-në mbetet thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke shtuar se anëtarësimi në NATO do të shërbente si garanci afatgjatë për sigurinë në Ballkan.

“Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm dhe një garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, ka deklaruar Kurti.

Kurti gjithashtu nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbeten të forta dhe të bazuara në vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.