Pas projektit të Sharrit, banorit të Big Brother VIP Kosova, Yll Limani ka paralajmëruar një tjetër surprizë muzikore.
Këngëtari ka bërë me dije se kënga e njohur “Akoma të du” e Bertan Asllanit pritet të rikthehet në vëmendje përmes tij.
Ky paralajmërim ka ngjallur interes te publiku, sidomos te fansat e këngës origjinale, e cila mbetet një prej projekteve të kujtuara me nostalgji nga publiku shqiptar.
Tashmë mbetet të shihet se si do të vijë versioni i Yll Limanit dhe çfarë surprize ka përgatitur ai për dëgjuesit./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

