Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 5, Alaudin Hamiti, ka reaguar lidhur me largimin e Behares nga shtëpia, ngjarje që ndodhi pak ditë më parë.
Përmes Instagramit, ndjekësit e kanë pyetur moderatorin për arsyen e largimit të banores, por ai ka bërë të ditur se përgjigjen do ta marrin gjatë spektaklit të nesërm, në Prime.
“Mendoj se nesër do ta kuptoni arsyen pse Beharja u largua nga Big Brother”, është përgjigjur Hamiti.
Kështu, arsyeja e largimit të saj pritet të sqarohet gjatë transmetimit të radhës./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

