KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas një mosmarrveshje, dy persona e bëjnë për spital një person tjetër në Obiliq

Pas një mosmarrveshje, dy persona e bëjnë për spital një person tjetër në Obiliq

Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në një aksident trafiku, dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht  një person në Obiliq, të cilit më pas i është ofruar edhe ndihma mjekësore.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:45, në fshatin Llazarevë të Obiliqit, raporton Zeri.info.

“Fsh. Llazarevë, Obiliq 29.1012.2026 – 12:45. Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në një aksident trafiku, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor lëndimet që i ka pësuar viktima janë të natyrës së lehtë. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.