Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se është gjetur personi i humbur, Hamide Burrniku nga Runjeva e Kaçanikut, pas katër ditësh kërkimi.
Sipas njoftimit, gjetja e saj është bërë falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të ekipeve të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Shoqata ka falënderuar qytetarët dhe institucionet për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë gjatë operacionit të kërkimit. /Telegrafi/