KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Momente frike në Mestalla, gjyqtari e ndali lojën për shkak të një tifozi

Momente frike në Mestalla, gjyqtari e ndali lojën për shkak të një tifozi

Ndeshja Valencia – Real Madrid u ndërpre për disa momente pas një rasti urgjent shëndetësor në tribunat e stadiumit Mestalla.

Referi Hernández Maeso vendosi ta ndalte lojën për t'ua mundësuar ekipeve të emergjencës të ndërhynin.

Tifozi e mori ndihmën e parë nga personeli mjekësor, me asistencën e Kryqit të Kuq dhe stafit të klubit vendas.

Pamjet në stadium krijuan momente shqetësimi, ndërsa tifozët u ngritën në këmbë duke duartrokitur gjatë largimit të personit nga tribunat.

Pas ndërhyrjes mjekësore, takimi rifilloi dhe deri në fund gjithçka shkoi në rregull.

Real Madridi fitoi pastër me rezultat 3:0 ndaj Valencias sonte. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.