Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së "Topit të Artë", teksa një delegacion zyrtar i klubit pritet të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë..
Gjiganti spanjoll kishte refuzuar pjesëmarrjen në ceremonitë e viteve 2024 dhe 2025 pas përplasjeve të forta me organizatorët e trofeut prestigjioz.
Bojkoti nisi fillimisht në edicionin e vitit 2024, kur u mësua paraprakisht se Vinicius Junior nuk do të shpallej fitues, ndërsa çmimi i shkoi mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri veprim që nga drejtuesit madrilenë u konsiderua si mungesë respekti ndaj klubit raporton e përditshmja prestigjioze franceze L’Équipe, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, këtë edicion raportet duket se janë zbutur, pasi disa nga emrat kryesorë të skuadrës spanjolle pritet të parakalojnë në qilimin e kuq.
Mes tyre pritet të jenë Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe vetë Vinecius Junior, Mbappe llogaritet si një nga pretendentët kryesorë për ta fituar trofeun më me vlerë individual në futboll, teksa rivalitet të fortë pritet të ketë me yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duel ky që i jep ngjarjes një atmosferë të vërtetë “El Clasico”.
Mbrëmja gala e "Topit të Artë 2026" do të mbahet më 26 tetor në teatrin ikonik "London Palladium", në një edicion të veçantë jubilar që përkon me 70-vjetorin e ndarjes së këtij çmimi.

