KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas BE-së, edhe Franca shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Pas BE-së, edhe Franca shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Ambasada e Francës në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Në një përgjigje për Telegrafin, Ambasada e Francës ka theksuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Ambasada e Francës në Kosovë shpreh shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Ambasada franceze ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015 dhe janë pjesë e kornizës ligjore dhe kushtetuese të vendit.

“Ambasada e Francës në Kosovë rikujton se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015 dhe i integruar në kornizën ligjore dhe kushtetuese të Kosovës. Mandati dhe pavarësia gjyqësore duhet të respektohen plotësisht, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në përgjigje.

Po ashtu, Ambasada e Francës ka theksuar rëndësinë e parimit të përgjegjësisë penale individuale dhe të drejtës për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Ambasada e Francës në Kosovë nënvizon rëndësinë e parimit të përgjegjësisë penale individuale dhe të së drejtës për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ambasada e Francës në Kosovë rithekson mbështetjen e saj të vazhdueshme për luftën kundër pandëshkueshmërisë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për Telegrafin.

Ndryshe, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka kritikuar gjithashtu ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i cilësuar ato si në kundërshtim me detyrimet themelore të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, Kos tha se këto ndryshime janë të papranueshme.

Ajo theksoi se ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

Komisionerja evropiane paralajmëroi gjithashtu se vendet që bëjnë hapa prapa në përmbushjen e standardeve evropiane rrezikojnë përparimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.