KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Parisi mbyll disa stacione të metrosë, teksa Franca përgatitet për protesta masive

Parisi mbyll disa stacione të metrosë, teksa Franca përgatitet për protesta masive

Protesta të mëdha pritet të mbahen sërish në Francë, pas disa javësh dhune dhe trazirash që kanë tronditur vendin.

Në Paris, dyqanet kanë mbuluar vitrinat për t’u mbrojtur nga dëmtimet, disa atraksione turistike janë mbyllur, ndërsa autoritetet kanë ndërprerë përkohësisht shërbimin në disa stacione të metrosë.

Masat vijnë pas trazirave dhe plaçkitjeve të fundjavës së kaluar, të cilat prekën mijëra biznese dhe çuan në arrestimin e më shumë se 2 mijë e 700 personave, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Në qytete si Parisi, Marseja dhe Lioni janë vendosur masa kufizuese, përfshirë orë policore, mbyllje të hapësirave të caktuara dhe ndalime të protestave, megjithëse disa tubime janë lejuar.

Pavarësisht kufizimeve, sindikatat dhe lëvizja e Jelekëve të Verdhë kanë bërë të ditur se protestat do të zhvillohen në qindra lokacione në të gjithë vendin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.