KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Interpretimi i saj unik sjell temën e Gurbetit, projekti më i ri nga Hajrie Preniqi Gashi [video]

Interpretimi i saj unik sjell temën e Gurbetit, projekti më i ri nga Hajrie Preniqi Gashi [video]

Zërin i saj u dëgjua edhe atëherë ku ishte rrezik i madh të këndoje " N"Dardani bjen një tupan", duke kujtuar realizimin e albumit të parë në vitin 1983 dhe askush nuk mundi ta ndalojë.

E kemi fjalën për artisten e dashur të folkut dhe muzikës së mirëfilltë popullore Hajrie Preniqi Gashi, e cila pas rikthimit të saj me albumin më të ri dhe të dytin "Këngët tona" nuk ka ndalur kurrë më duke pasuruar muzikën shqiptare me projekte mjaft të bukura.

E vetëm pak ditë më parë ajo ka lansuar këngën e saj më të re me titull "Balada e Gurbetit" " ku për tekstin është kujdesur Albtraks, me muzikë nga Albtraks dhe përpunuar nga Hysni Klinaku e rregjistruar në Studio Lumi.

Edhe një herë artistja me origjinë nga Kosova por që jeton dhe vepron në Holandë sjell një vlerë të dashur në fonetekën e muzikës shqiptare me zërin dhe interpretimin e saj unik, me një temë drithëruese që i përket shqiptarëve dhe e përjetuar në lëkurën e saj siç është gurbeti.

Nëse nuk e keni parë dhe dëgjuar ende ne ju ftojmë që ta klikoni linkun, dhe të kënaqëni me këngën e saj më të re.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.