KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Paris Hilton zbulon trukun sekret që përdor për t’u fshehur në publik

Paris Hilton zbulon trukun sekret që përdor për t’u fshehur në publik

Paris Hilton ka zbuluar mënyrën e pazakontë që përdor prej vitesh për të kaluar pa u vënë re në vende publike.

45-vjeçarja tregoi se kur dëshiron të dalë e qetë, për shembull në Disneyland apo në qendra tregtare gjatë fundjavave, vendos një paruke brune.

Sipas saj, kjo është një metodë që e përdor shpesh, por nuk do të lyente flokët përgjithmonë në këtë ngjyrë, pasi dëmtimi i flokëve nga kalimi i shpeshtë nga brune në bionde nuk do t’i përshtatej, shkruan DailyMail.

Hilton zbuloi se pikërisht kjo pamje me flokë të errët u përdor edhe gjatë sfilatës së Gucci-t në New York në maj, me idenë e drejtorit kreativ Demna Gvasalia.

Ajo tha se i pëlqeu shumë ndryshimi dhe se flokët brune janë pikërisht mënyra që përdor kur dëshiron të maskohet.

Ndërkohë, Hilton vazhdon të shfaqet me flokët e saj karakteristikë biondë platini në eventet publike.

Ajo ka thënë se nuk e konsideron veten një person që ndjek trendet, por dikë që i nis ato dhe zakonisht është përpara modës.

Zbulimi vjen në një kohë kur Hilton ka konfirmuar se po planifikon një projekt të ri me mikeshën e saj të vjetër, Nicole Richie.

Dyshja u bënë të famshme përmes “The Simple Life”, serialit që u transmetua nga viti 2003 deri më 2007. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.