Paris Hilton ka rikthyer nostalgjinë te fansat, duke publikuar fotografi të papara më parë nga prapaskenat e videoklipit të hitit të saj të famshëm “Stars Are Blind”, me rastin e 20-vjetorit të këngës.
Ylli 45-vjeçar ndau në Instagram disa imazhe nga xhirimet e videoklipit të vitit 2006, ku shfaqet me veshje plazhi dhe stile që rikujtojnë periudhën kur kënga u shndërrua në një sukses ndërkombëtar.
Fotografitë tërhoqën menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët vunë në dukje se Paris duket pothuajse njësoj si dy dekada më parë, shkruan DailyMail.
Komentet në rrjetet sociale u mbushën me reagime të habitura për pamjen e saj, me shumë fansa që vlerësuan faktin se ajo ka ruajtur të njëjtin imazh ndër vite.
Në postimin e saj, Hilton shkroi: “Nesër, 5 qershori shënon 20-vjetorin e #StarsAreBlind. Duke parë këto fotografi nga seti i videoklipit, zemra ime mbushet me shumë mirënjohje. Ajo që nisi si një këngë, u bë kolona zanore e kaq shumë kujtimeve, udhëtimeve, festave dhe momenteve të bukura në mbarë botën”.
Sot, jeta e Paris Hilton është shumë ndryshe nga ajo periudhë. Ajo është e martuar me biznesmenin Carter Reum dhe është nënë e dy fëmijëve, Phoenix dhe London, ndërsa vazhdon të mbetet një nga figurat më të njohura të showbiz-it amerikan. /Telegrafi/
