KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kledja rrëfehet për ankthin: Kur më kap, më duhet të eci (VIDEO)

Kledja rrëfehet për ankthin: Kur më kap, më duhet të eci (VIDEO)

Kledja ka ndarë një rrëfim emocional me Anjezën, duke folur mes lotësh për problemet me ankthin dhe mënyrën se si po e përjeton qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

Ajo ka treguar se situata me Nichin ia ka rikthyer ankthin, pasi në momente të tilla ka nevojë të largohet nga të tjerët dhe të qëndrojë vetëm, gjë që brenda shtëpisë nuk e ka gjithmonë të mundur.

“M’u shfaq prapë kur isha me Nichin. Në ato raste duhet të ikësh diku. Kur më kap, më duhet të eci, të largohem, të rri vetëm. Këtu nuk kam ku të rri”, ka rrëfyer Kledja.

Anjeza e ka pyetur nëse kishte menduar t’ia tregonte Nichit këtë gjendje, por Kledja është shprehur se nuk kishte dëshirë t’i tregonte.

Ajo ka shpjeguar gjithashtu se ankthi i shfaqet sidomos kur ndien se është në qendër të vëmendjes, kur njerëzit e dëgjojnë apo kur ndodhet në situata që e bëjnë të ndihet në siklet.

“Çdo gjë, kur kam vëmendjen e njerëzve, kur më dëgjojnë njerëzit, kur më bëjnë të ndihem në siklet. Edhe kur përjetoj gjëra të mira, të këqija, çfarëdo lloj ndjesie, më kap ankthi. Sa herë që ndodh dhe nuk mbushem me frymë, më ndodh”, ka treguar ajo para Anjezës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.