KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Parashikimi i motit për fundjavë, mëngjeset me mjegull

Parashikimi i motit për fundjavë, mëngjeset me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik në parashikimin e motit për fundjavë ka bërë të ditur se mëngjeset mund të jenë me mjegull.

IHK njofton se për të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thellë mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në mëngjes në shumë zona parashihet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

Kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi.

Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal.

Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është e mundur, me kusht që të respektohen disa rekomandime agronomike dhe teknike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.