KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Parandalohet përhapja e zjarrit pranë tokave me grurë gjatë largimit të një deponie ilegale në rrugën Loxhë–Raushiq

Parandalohet përhapja e zjarrit pranë tokave me grurë gjatë largimit të një deponie ilegale në rrugën Loxhë–Raushiq

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Drini i Bardhë”, ka vazhduar aksionin për largimin e deponive ilegale përgjatë rrugës Loxhë–Raushiq.

Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të aksionit ekipet kanë intervenuar në një deponi ilegale që ishte përfshirë nga zjarri, pasi ishte ndezur nga qytetarët.

Ministria ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve drejt sipërfaqeve të mbjella me grurë në të dy anët e rrugës.

“Gjatë këtij aksioni është intervenuar në një deponi ilegale, të cilën qytetarët e kishin ndezur dhe ajo kishte filluar të digjej. Zjarri është ndalur me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në sipërfaqet e mbjella me grurë që ndodheshin në të dy anët e rrugës”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë, aksioni për identifikimin dhe largimin e deponive ilegale në këtë zonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Njëkohësisht, institucioni u ka bërë apel qytetarëve që të mos krijojnë deponi ilegale dhe të shmangin djegien e tyre, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta.

“Ju bëjmë apel qytetarëve që të mos krijojnë deponi ilegale dhe të mos i djegin ato, veçanërisht në këtë periudhë me temperatura të larta, kur ekziston rreziku i përhapjes së zjarreve dhe dëmtimit të tokave bujqësore”, theksohet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.