KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Paralajmërimi i madh i Pedrit për Messin

Paralajmërimi i madh i Pedrit për Messin

Pedri ka folur hapur për mundësinë e një rikthimi të Lionel Messit te Barcelona, duke e vlerësuar maksimalisht legjendën argjentinase.

Në deklarata të cituara nga Sport, mesfushori u shpreh:

“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja sërish me të, pa asnjë dyshim. Ai është më i miri në histori dhe më ndihmoi jashtëzakonisht shumë gjatë vitit që luajtëm bashkë”.

Në të njëjtat deklarata, Pedri nuk kurseu lavdërime as për trajnerin Hansi Flick, duke theksuar ndikimin e tij pozitiv brenda klubit:

“Ai është i jashtëzakonshëm. Brenda klubit, për sa i përket seriozitetit, ka ndryshuar shumë gjëra. I ka dhënë Barcelonës një prekje gjermane. Në përditshmëri është shumë familjar, gjithmonë na ndihmon dhe na jep këshilla, sidomos në aspektin taktik”.

Pedri mbrojti gjithashtu filozofinë e presionit të lartë dhe vijën e avancuar mbrojtëse, e cila nga jashtë mund të duket e rrezikshme për shkak të hapësirave që lihen pas:

“Nëse skuadra ushtron presion lart, është shumë e vështirë për kundërshtarin”.

Deklaratat e Pedrit forcojnë edhe një herë respektin e madh për Messin dhe besimin te projekti aktual i Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.