KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Pushteti i ri në Serbi, është përballë testit të tij të parë serioz.

Kjo në raport me Republikën e Kosovës dhe se si qeveria e re në Beograd do t’i qaset grupit paramilitar në krye me Millan Radoiçiqin, që sulmuan policinë kosovare më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Kështu thotë deputeti në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, i cili këtë të shtunë foli për "Info Magazine" të Klan Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë këtë javë në Bruksel u prezantua Raporti i Progresit, që vlerëson ecjen e 10 shteteve që synojnë të anëtarësohen në BE.

Për Kosovën, sipas politikanit holandez raporti ishte mesatar e kriza politike e zgjatur duket të ketë pasur ndikim fort negativ. Thotë se reformat e brendshme në fushën e sundimit të ligjit duhet të kryhen patjetër.

Në fakt Kosova , nga të gjitha vendet synuese për të hyrë në Unionin Evropian, është e vetmja pa status të kandidatit.

Nga 27 vende anëtare  që ka për momentin BE-ja –pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur e sovran.  Ato janë Greqia, Qipro, Spanja, Sllovakia, Rumania.

Detajet në kronikën e mëposhtme:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.