Papa Leo XIV u përgjigj pas sulmit më të fundit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ai tha se, duke folur për paqen, synonte të përhapte mesazhin e krishterë, por se njerëzit janë të lirë ta kritikojnë.
“Misioni i Kishës është të predikojë Ungjillin, të predikojë paqen”, tha Papa i parë amerikan, shkruan reuters.
“Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për predikimin e Ungjillit… shpresoj që thjesht të më dëgjojë për vlerat e fjalëve të Zotit”, shtoi ai.
Trump më herët gjatë ditës e kritikoi sërish Papa Leon, këtë herë përpara vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Vatikan, e planifikuar për këtë javë.
Trump, në një emision radiofonik të drejtuar nga konservatori Hugh Hewitt, e akuzoi Leon se “po rrezikon shumë katolikë dhe njerëz të tjerë”, duke pretenduar se ai me sa duket beson se “është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore”. /Telegrafi/