KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec

Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec

Flamingot janë rikthyer në liqenin e Ohrit, duke sjellë një pamje të veçantë natyrore në qytetin e Pogradecit.

Shpendët me pendët e tyre rozë janë vërejtur duke qëndruar të qetë mbi ujërat e liqenit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve.

Prania e flamingove në liqen është një tjetër spektakël natyror. Të dallueshëm për ngjyrën karakteristike dhe pamjen elegante, ata krijojnë një kontrast të bukur me peizazhin e liqenit të Ohrit.

Rikthimi i tyre e bën edhe më të veçantë bukurinë natyrore të zonës së Pogradecit, ndërsa prania e këtyre shpendëve mbetet një moment interesant për adhuruesit e natyrës dhe fotografisë. /tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.