KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata në Prishtinë merr vendim ndaj të dyshuarit për narkotikë

Gjykata në Prishtinë merr vendim ndaj të dyshuarit për narkotikë

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit me inicialet S.J., për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Sipas gjykatës, i akuzuari është shpallur fajtor për kryerjen e kësaj vepre penale në bashkëkryerje, transmeton Klankosova.tv.

Ai është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe me gjobë në shumën prej 8 mijë eurosh.

Gjithashtu, i akuzuari është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata ka bërë të ditur se gjoba do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë. Në rast se i akuzuari nuk mund ose nuk dëshiron ta paguajë atë, gjoba mund t’i zëvendësohet me burgim, duke llogaritur 20 euro për një ditë burg.

Ndërkaq, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej 30 ditësh, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.