Lajmi.net ka siguruar fotografi nga protesta në Tiranë, ku në mesin e turmës shihet duke valëvitur edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta në kryeqytetin shqiptar është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, hedhje të mjeteve piroteknike dhe përdorim të gazit lotsjellës.
Gjatë demonstratave janë raportuar incidente dhe dëmtime të pronës, ndërsa policia ka ndërhyrë për të menaxhuar situatën.
Në fotografitë e siguruara nga Lajmi.net, flamuri i UÇK-së shihet mes protestuesve në rrugët e Tiranës.

Burimi: lajmi.net ↗
