KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pamje ekskluzive nga Deçani, momenti kur arrestohen dy grabitësit e argjendarisë në Gjakovë

Pamje ekskluzive nga Deçani, momenti kur arrestohen dy grabitësit e argjendarisë në Gjakovë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë në një argjendari. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuar janë dy deçanas, Lirim Istrefaj dhe Arbenit Ukaj.

Të maskuar dhe të armatosur, kanë kryer veprën penale të grabitjes. Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ishte i armatosur me një armë të gjatë, e cila dyshohet të jetë e tipit AK-47, ndërsa i dyshuari tjetër ishte i pajisur me një çekan.

Me të hyrë në argjendari, të dyshuarit menjëherë kanë filluar t’i kanosin personat e pranishëm, duke ua drejtuar armën e gjatë, ku njëri nga të dyshuarit, i cili mbante armën, është afruar te raftet ku ekspozohej ari, ndërsa i dyshuari tjetër, duke përdorur çekanin, ka thyer xhamin e vitrinës dhe ka marrë një sasi të stolive të arit, kryesisht zinxhirë.

Gjatë zhvillimit të ngjarjes, njëri nga viktimat ka tentuar t’ia shmangë/marrë armën e gjatë të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri, duke e plagosur viktimën në këmbën e djathtë. Sipas deklarimit të viktimës dhe informacioneve fillestare, vlera e arit të grabitur dyshohet të jetë një sasi e konsiderueshme.

Pas kryerjes së veprës, të dyshuarit janë larguar fillimisht në këmbë në drejtim të Sheshit të Çarshisë së Vjetër, ku më pas dyshohet se kanë hipur në një veturë të tipit Golf 7, me ngjyrë të bardhë, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur.
Indeksonline ka siguruar pamjet e dy të dyshuarve sot në mëngjes në qytetin e Deçanit.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, me asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë dhe patrullave të stacionit policor në Gjakovë, kanë kryer bastisje në pronën e personit të dyshuar A. U., i lindur në Gjermani dhe me banim në komunën e Deçanit, ku është gjetur mjeti që dyshohet se është përdorur në grabitje, një armë zjarri si dhe një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme.

Po ashtu është kryer kontroll edhe te personi i dyshuar L. I., nga komuna e Deçanit, ku edhe në këtë rast janë gjetur prova të bazuara lidhur me veprën penale të grabitjes së armatosur.

Deri më tani në cilësi të provave materiale janë sekuestruar;
Para të gatshme (7330 euro) dhe (100 dollarë),
Një veturë golf 7,
Një sasi e arit,
Dy telefona,
Veshmbathje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.