KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pamela Anderson shkëlqeu në Los Angeles, fansat e krahasuan me Marilyn Monroe

Pamela Anderson shkëlqeu në Los Angeles, fansat e krahasuan me Marilyn Monroe

Pamela Anderson tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen gala të Academy Museum në Los Angeles, ku u shfaq me një paraqitje elegante dhe grim minimal.

Pamja e saj natyrale u bë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku fansat e krahasuan me ikonën e Hollywood-it, Marilyn Monroe, si dhe me yjet e kinematografisë së viteve ’50.

Shumë admirues vlerësuan thjeshtësinë dhe elegancën e aktores, duke theksuar se u kujtonte divat e epokës së artë të Hollywood-it.

Pamela Anderson

Disa komentues shkruan se dukej si një yll filmi i viteve ’50, e të tjerë e përshkruan si një Marilyn Monroe të lumtur dhe plot jetë.

Vëmendje të veçantë mori edhe veshja e saj në një nuancë të butë të gjelbër, e cila binte në sy për freskinë dhe elegancën që përcillte.

Pamela Anderson

Fansat e vlerësuan zgjedhjen e ngjyrës, duke e cilësuar si një kontrast interesant me atmosferën vjeshtore.

Disa prej tyre komentuan se kjo nuancë i shkonte veçanërisht mirë aktores.

Pamela Anderson

Përveç veshjes, Pamela u komplimentua edhe për mënyrën se si po e prezanton veten në paraqitjet e saj publike.

Vitet e fundit, është shfaqur gjithnjë e më shpesh me grim minimal, duke u larguar nga imazhi glamuroz me të cilin ishte identifikuar për shumë vite. /Telegrafi/

Pamela Anderson

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.