KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pacolli publikon fotografi me Ramën, mbështet kandidaturën e tij për të parin e LDK-së

Pacolli publikon fotografi me Ramën, mbështet kandidaturën e tij për të parin e LDK-së

Shefi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, Egzon Pacolli, nëpërmjet një fotografie bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ka ‘konfirmuar’ atë që ky i fundi pati deklaruar ditë më parë në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin.

Rama, i ftuar ditë më parë në “Debat Plus” deklaroi se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka kërkuar Pacollit që bashkë me Shefin e Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, t’i marrin shumicën e Asamblesës, njofton Dukagjini.

“Siç po dëgjoj që ka thirr shefin e asamblesë të LDK-së, Egzon Pacollin, shko negocio me Gëzim Sveçlën për me ia marrë shumicën Përparim Ramës. Domethënë, çka me i thanë atij?”, u shpreh Rama.

Megjithatë, përtej këtyre deklarimeve Pacolli këtë të premte ka publikuar fotografi përkrah Ramës që lë për të kuptuar mbështetjen që ka për të.

Kujtojmë se Rama gjatë të enjtës konfirmoi kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm teksa në fotografinë e përbashkët Rama dhe Pacolli kanë dy gishta të ngritur që është simboli i LDK-së e që lë të nënkuptohet se e mbështet edhe kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.