KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Blerta Kelmendi emërohet gjyqtare mbikëqyrëse për degën e Gjykatës Themelore në Klinë

Blerta Kelmendi emërohet gjyqtare mbikëqyrëse për degën e Gjykatës Themelore në Klinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka emëruar Blerta Kelmendin në pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse për degën në Klinë të Gjykatës Themelore në Pejë.

Vendimi është marrë të enjten, në kuadër të takimit të 373-të të KGJK-së, pas përfundimit të procesit të votimit dhe bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve.

Sipas njoftimit të KGJK-së, mandati i Kelmendit në këtë pozitë do të jetë pesëvjeçar.

Kelmendi aktualisht është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë, ku ishte emëruar në vitin 2023.

Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në vitin 2020 ka përfunduar studimet postdiplomike në fushën e së drejtës civile, duke fituar titullin Master i Shkencave Juridike-Civile, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 2021.

Para emërimit si gjyqtare, nga qershori i vitit 2019 deri në prill të vitit 2022, ajo ka punuar si monitoruese-hulumtuese e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Më pas, nga qershori i vitit 2022 deri në prill të vitit 2023, Kelmendi ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Themelore në Pejë, përkatësisht në degën në Klinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.