KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh

Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka ndërprerë përkohësisht funksionimin e saj, duke pezulluar aktivitetet dhe shërbimet për qytetarët dhe profesionistët e kësaj fushe, si pasojë e mungesës së mjeteve financiare.

Vendimi është marrë më 3 nëntor nga Bordi Drejtues dhe ka filluar të zbatohet më 5 nëntor 2026. Sipas njoftimit të Odës, ky vendim do të mbetet në fuqi deri në zgjidhjen e çështjes së financimit.

OIRK ia atribuon përgjegjësinë për sigurimin e mbështetjes financiare Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke u thirrur në obligimin ligjor të këtij institucioni për ndarjen e grantit.

E pas kësaj ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se sot kanënënshkruar  Memorandumin e Mirëkuptimit me kryetarin e Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, Arsim Rapuca, për mbështetjen financiare të funksionimit të saj.

Kjo mbështetje në vlerë prej 130,054 euro  sipas Pacollit synon forcimin e kapaciteteve dhe funksionimin e Odës në përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore.

“Sot nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit me kryetarin e Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, Arsim Rapuca, për mbështetjen financiare të funksionimit të saj. Kjo mbështetje në vlerë prej 130,054 euro dhe synon forcimin e kapaciteteve dhe funksionimin e Odës në përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore. Ne kemi krijuar një qasje krejt të re me odat profesionale, sepse besojmë se zhvillimi i sektorit të ndërtimit dhe ngritja e standardeve profesionale kërkojnë bashkëpunim të vazhdueshëm me profesionistët e fushës”, ka thënë Pacolli.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.