KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OVL-UÇK kundërshton kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jemi shumë të zhgënjyer, çdo ligj tjetër do të jetë më i dobët

OVL-UÇK kundërshton kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jemi shumë të zhgënjyer, çdo ligj tjetër do të jetë më i dobët

Nënkryetari i OVL-UÇK’së, Gazmend Hoxha në një konferencë për media ka folur në lidhje me kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se kthimi i këtij ligji është i papranueshëm.

“Ju e dini se u ndërtua një kauzë që të votohet ai ligj, dhe gjithë ajo kauzë ra poshtë. Ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë akt, dhe po presim reflektimin e deputetëve. Jemi të bindur se çfarë do ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ai që ka qenë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se përgjegjësia për të i mbetet Kuvendit.

“Përgjegjësia iu mbetet institucioneve tona përkatësisht Kuvendit. Ne e kemi shprehur një zhgënjim të madh për këtë proces, dhe jemi shumë të pakënaqur me këtë që ka ndodh.  Mbetet të shihet si do të veproj Kuvendi pasi është kompetencë e tij”, ka shtuar Hoxha. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.