KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadorja zvicerane: Uji na bashkon përtej komuniteteve, kufijve dhe brezave

Ambasadorja zvicerane: Uji na bashkon përtej komuniteteve, kufijve dhe brezave

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, ka theksuar rëndësinë e menaxhimit të barabartë dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore, në hapjen e Konferencës dhe Ekspozitës së 14-të të Përbashkët të Ballkanit, që po mbahet në Prishtinë me temën “Uji dhe Mundësitë e Barabarta”.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka theksuar se qasja në ujë të pijshëm dhe në shërbime adekuate të kanalizimit është thelbësore për shëndetin, jetesën dhe mundësitë e qytetarëve, shkruan Telegrafi.

“Uji është më shumë se një burim: ai është thelbësor për shëndetin, jetesën dhe mundësitë e njerëzve”, thuhet në postimin e ambasadës.

Në këtë kontekst, është theksuar se sigurimi i shërbimeve të besueshme të furnizimit me ujë, kanalizimi adekuat dhe përfshirja gjithëpërfshirëse në proceset vendimmarrëse përbëjnë përgjegjësi të përbashkët.

Ambasada ka rikujtuar se Zvicra, për gati tri dekada, ka mbështetur Kosovën në forcimin e institucioneve, përmirësimin e shërbimeve të ujit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Po ashtu, është rikonfirmuar përkushtimi i Zvicrës për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën në këtë fushë, duke u mbështetur në partneritetin afatgjatë mes dy vendeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.