KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani në Oxford: Kosova meriton zë të barabartë në arenën ndërkombëtare

Osmani në Oxford: Kosova meriton zë të barabartë në arenën ndërkombëtare

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e një diskutimi të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku në fokus ishte roli i demokracisë dhe sfidat e rendit të ri botëror.

Përmes një postimi, Osmani bëri të ditur se gjatë takimit ka folur për rëndësinë e ruajtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit, duke nënvizuar se këto parime duhet të vlejnë njësoj për të gjitha shtetet, pa dallime ose standarde të dyfishta.

Ajo gjithashtu theksoi se Kosova përfaqëson një popull që e njeh nga afër rëndësinë dhe sakrificën për liri, duke shtuar se sovraniteti, të drejtat dhe dinjiteti i një vendi nuk duhet të përcaktohen nga madhësia e tij.

Në këtë kontekst, Osmani vuri në pah rëndësinë që Kosova të jetë e pranishme në forumet dhe debatet ndërkombëtare, ku trajtohen zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet demokracia në botë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.