KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Osmani nderohet me “Global Diplomacy Award”: Çmimin ia dedikoj popullit të përvuajtur të Kosovës

Osmani nderohet me “Global Diplomacy Award”: Çmimin ia dedikoj popullit të përvuajtur të Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”.

Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë e mbi 350 pjesëmarrësve nga 32 shtete të botës, të cilët u mblodhën në Turqi, me ftesë të organizatës “Global Journalism Council”.

Osmani është shprehur mirënjohëse pasi ka pranuar këtë çmim, duke thënë se diplomacia e vërtetë ndërton ura dhe qëndron gjithmonë në anën e drejtësisë.

“Këtë çmim ia dedikoj, sikurse çdo çmim tjetër, popullit të përvuajtur të Kosovës, i cili sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, që ne sot ta gëzojmë lirinë. Njëkohësisht, ia dedikoj Atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili na mësoi rëndësinë e aleancave, të ndërtimit të urave dhe të kultivimit të miqësive.”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se ky çmim është edhe një homazh për gazetarët që, gjatë luftës në Kosovë, me guximin për të treguar të vërtetën, ndihmuan në shpëtimin e jetëve të panumërta.

“Sepse gazetaria e guximshme nuk është vetëm dëshmi e historisë, por edhe mbrojtje e jetës dhe e njerëzimit.”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.