KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani: Kosova qëndron krah Shteteve të Bashkuara për paqe

Osmani: Kosova qëndron krah Shteteve të Bashkuara për paqe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit Donald Trump për partneritetin dhe mbështetjen e tij gjatë pjesëmarrjes në Bordin e Paqes në Uashington, D.C.

Në një postim në rrjetin social X, ajo ka theksuar se Kosova qëndron krah për krah me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes.

“Kisha nderin ta përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, D.C. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes. Jam mirënjohëse ndaj Presidentit Donald Trump për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqe në rajonin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.