KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Orteku godet grupin e alpinistëve në Rusi, 11 të vdekur

Orteku godet grupin e alpinistëve në Rusi, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi një ortek goditi një grup alpinistësh në rajonin Kabardino-Balkaria, në Kaukazin e Veriut të Rusisë, njoftuan shërbimet lokale të emergjencës.

Orteku zbriti nga Mali Mizhirgi, një nga majat më të larta të Kaukazit të Veriut, duke përfshirë një grup prej 33 alpinistësh.

Deri të hënën në mëngjes, 10 alpinistë kishin arritur të zbrisnin vetë nga mali, ndërsa fati i gjashtë të tjerëve mbeti i panjohur.

Mbi 50 punonjës të emergjencave u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit, por puna u vështirësua nga terreni i rrezikshëm dhe rreziku i ortekëve të tjerë.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit po ndërlikohen nga terreni i vështirë dhe rreziku i orteqeve të tjera”, thanë autoritetet, duke shtuar se një helikopter Mi-8 dhe një helikopter komercial pritet të bashkohen me kërkimin kur të përmirësohen kushtet e motit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.