Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se në ditët në vijim do të kërkojë përgjigje nga presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, si dhe nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me kthimin e ligjit në Kuvend.
Gucati, në një paraqitje në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se do t’u drejtohen presidentes dhe PDK-së për të kërkuar sqarime se pse është kërkuar që ligji të kthehet sërish në Kuvend.
“Na, ja sot ose të hënën, se sot i kemi dy varrime në Drenas, dhe do t’i drejtohemi edhe presidentes, edhe PDK-së, pse keni kërkuar me e kthy ligjin në Kuvend?”, deklaroi Gucati.
Ai e cilësoi si të papritur kthimin e ligjit në Kuvend, duke e quajtur 'turp i madh'.
“Sot na bëhet një e papritur, që të kthehet ligji edhe njëherë në Kuvend. Është turpi më i madh. Është mirë me dalë me kërku falje qytetarëve, ata që e bënë këtë lojë”, u shpreh Gucati në Klan Kosova.

