KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Opetaia u tërhoq për shkak të lëndimit, zyrtarisht caktohet kundërshtari i ri i Deontay Wilderit!

Opetaia u tërhoq për shkak të lëndimit, zyrtarisht caktohet kundërshtari i ri i Deontay Wilderit!

Boksieri amerikan Deontay Wilder tashmë e ka të konfirmuar kundërshtarin për meçin e 11 dhjetorit 2026.

Martin Bakole do të jetë kundërshtari i radhës i Wilderit, pasi është përzgjedhur si zëvendësues i Jai Opetaias, i cili u detyrua të tërhiqej nga përballja për shkak të një lëndimi në dorë, shkruan Indeksonline

Fillimisht, Opetaia ishte planifikuar të përballej me Wilderin në kuadër të mbrëmjes së madhe të boksit, ku në duelin kryesor pritet të ndeshen Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

‼️ ANNOUNCED: Deontay Wilder will now face Martin Bakole in a heavyweight clash on the Tyson Fury vs Anthony Joshua undercard.#FuryJoshua | Dec 11th | Live only on Netflix 🥊 pic.twitter.com/6tLbyj70rP

— Ring Magazine (@ringmagazine) November 23, 2026

Përballja mes Wilderit dhe Bakoles do të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” në Cardiff të Uellsit.

Për Wilderin, kjo do të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme në kategorinë e rëndë, ndërsa Bakole do të ketë mundësinë të përballet me një nga boksierët më të njohur të gjeneratës së tij./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.