KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Operacion i madh antidrogë në Itali, të paktën 384 të arrestuar

Operacion i madh antidrogë në Itali, të paktën 384 të arrestuar

Një operacion i madh policor për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës është zhvilluar në shumë qytete të Italisë, duke rezultuar në 384 arrestime dhe 655 njoftime penale.

Gjatë bastisjeve, policia sekuestruar rreth 1,400 kilogramë drogë, përfshirë kanabis, kokainë dhe heroinë, si dhe 41 armë zjarri, 80 armë të ftohta dhe mbi 300 mijë euro para të gatshme.

Operacioni u koordinua nga Shërbimi Qendror i Operacioneve dhe u realizua me njësitë e specializuara “Flying Squads”, raportojnë mediat italiane.

Përveç aksioneve ndaj trafikut të drogës, më shumë se 300 dyqane kanabisi u inspektuan, ku 5 prej tyre u konfiskuan.

Si rezultat i kontrolleve, 3 persona u arrestuan dhe 141 të tjerë u raportuan, përfshirë pronarët dhe menaxherët e dyqaneve.

Autoritetet policore theksuan se ky operacion tregon angazhimin e vazhdueshëm për parandalimin e krimit të organizuar dhe mbrojtjen e komuniteteve nga aktivitetet kriminale që lidhen me drogën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.