KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i personit me inicialet D.A. u bë më 30 tetor, rreth orës 16:30, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.

I dyshuari kërkohej përmes INTERPOL-it, pasi autoritetet e Luksemburgut kishin lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar ndaj tij për veprën penale të vjedhjes, e cila sanksionohet sipas Kodit Penal të këtij shteti.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.