KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OBRM-PDUKM: Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni

OBRM-PDUKM: Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni

“Venko Filipce ende nuk është kthyer nga pushimet dhe ende bën thirrje për histeri nga jahti i Zoran Zaevit, së pari për ujin në Gostivar, pastaj për ujin në Shkup dhe tani për ethet e Nilit”, thonë nga OBRM-PDUKM në një kumtesë për media.

“A nuk është mjaft e çuditshme që këtë verë nuk ka zjarre si verën e kaluar në Vardarishte dhe Drisla? I vetmi ndryshim i madh është se këtë vit nuk ka zgjedhje lokale, kështu që LSDM-ja piromane është shndërruar në LSDM-në histerike. Kështu, për dy ditët e fundit, LSDM-ja ka kërkuar një raport për ujin në Gostivar dhe ai raport është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka pasur as fjalë dhe as thirrje për një raport nga Komuna e Gostivarit. Nuk ka kritika për kryetarin e tyre të Gostivarit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“LSDM po krijon një gjendje kaosi sepse nuk ka argumente dhe asnjë ofertë. Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.