KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

OBRM-PDUKM: Mbetemi të përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e standardeve të jetesës

OBRM-PDUKM: Mbetemi të përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e standardeve të jetesës

Nga OBRM-PDUKM thonë se mbeten të përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së të gjithë qytetarëve.

Ata thonë se prioritet i Qeverisë është të sigurojë një ekonomi të qëndrueshme në të cilën puna vlerësohet, pagat rriten dhe institucionet funksionojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente.

Me politika që synojnë rritje reale ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive, po hidhen themelet për siguri financiare afatgjatë, deklarojnë ata në deklaratën e sotme.

“Me OBRM-PDUKM në krye të shtetit, pagat po shënojnë një rritje reale, dhe masat që po zbatohen synojnë përmirësimin e fuqisë blerëse dhe stabilizimin e rrjedhave ekonomike. Në vend të premtimeve boshe, po zbatohen politika konkrete që sjellin rezultate.
Ndërsa OBRM-PDUKM ishte në opozitë, ne qëndruam në anën e punëtorëve sepse kishte probleme serioze si vonesa në paga, mosrespektim i marrëveshjeve kolektive dhe përpjekje për të hequr pagën minimale nga formula e llogaritjes”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.